ZYRTARE/ Afrimi i parë në merkato, Kukësi prezanton ish-sulmuesin e Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2026 | 21:56

ZYRTARE/ Afrimi i parë në merkato, Kukësi prezanton ish-sulmuesin e Teutës

Devit Demircani është afrimi i parë i Kukësit në këtë merkato vere. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi verilindor ka prezantuar sulmuesin i cili ka firmosur kontratë 2-vjeçare.

DEMIRCANI

Demircani i bashkohet Kukësit nga Trepça, ku sezonin e fundit zhvilloi 22 ndeshje dhe realizoi 5 gola. Më parë, ai ka qenë pjesë edhe e Teutës, përpara se të transferohej në Kosovë.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT:

Mirë se erdhe, Devit Demircani! 

FK Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me sulmuesin Devit Demircani, i cili ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin.

Demircani vjen nga Trepça, ku sezonin e fundit zhvilloi 22 ndeshje dhe realizoi 5 gola. Më parë, ai ka qenë pjesë edhe e Teutës, përpara se të transferohej në Kosovë.

Klubi i uron Devitit shumë suksese dhe një rrugëtim sa më të suksesshëm me fanellën tonë!

PANORAMASPORT.AL