Postuar: Qershor 29, 2026 | 20:42
ZYRTARE/ Partizani e largoi, Isgandarli firmos me klubin e Superligës para Europës
Vusal Isgandarli do të vazhdojë karrierën jashtë Shqipërisë. Pas largimit nga Partizani, ai ka firmosur me klubin e Superligës në Kosovë. Bëhet fjalë për Malishevën ku do të vendoset nën urdhërat e trajnerit Tomas Brdariç.

Postimi i plotë
Prezantojmë afrimin tonë më të ri, sulmuesin nga Azerbajxhani, Vüsal Isgandarli.
Isgandarli sjell me vete një përvojë të pasur, pasi ka luajtur për klube si KF Egnatia, Boluspor dhe së fundmi Partizani. Në sezonin 2023/24 ai u shpall kampion i Shqipërisë me KF Egnatia, ndërsa gjithashtu përfaqëson edhe Kombëtaren e Azerbajxhanit.
Mirë se vjen, Vüsal Isgandarli! 💙🤍
PANORAMASPORT.AL













