Gjendja, problemi më i madh i Gjermanisë në Botëror
Ishte mjaft e qartë që kombëtarja gjermane, në humbjen 1–2 ndaj Ekuadorit, kishte mungesë fizikaliteti për të përballuar kundërshtarët nga Amerika e Jugut. Tani është bërë e ditur se kjo mungesë fizikaliteti mes yjeve gjermanë thuhet se kishte qenë më parë një temë diskutimi.

Trajneri i kombëtares, Julian Nagelsman, e kishte adresuar hapur këtë çështje pas humbjes 1–2. “Fizikaliteti është i vështirë për tu stërvitur. Ne nuk do të arrijmë të shtojmë forcë muskulore deri të hënën,” deklaroi 38 vjeçari. Megjithatë, trajneri kishte edhe një zgjidhje: “Duhet ta luajmë topin më herët për të shmangur kontaktin fizik.”
Me fjalë të tjera, Jamal Musiala, Florian Virtz dhe të tjerët duhet të tregojnë cilësinë e tyre në fushë. Për më tepër, Nagelsman kërkoi që ekipi të krijoj më shumë avantazhe numerike si grup..
PANORAMASPORT.AL













