ZYRTARE/ Laçi ndez motorët, kurbinasit prezantojnë trajnerin dhe stafin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2026 | 22:19

ZYRTARE/ Laçi ndez motorët, kurbinasit prezantojnë trajnerin dhe stafin e ri

Tashmë është zyrtare, Qatip Osmani do të jetë trajneri i ri i Laçit. Kurbinasit ngritën sot siparin e sezonit të ri futbollistik, duke ndezur kështu motorët. Bashkim Livoreka do të jetë ndihmësi i Osmanit në këtë aventurë me bardhezinjtë, ndërkohë që Kastriot Rama do të mbajë postin e trajnerit të portierëve.

QATIP OSMANI

Vasil Kota është fizioterapist i sezonit të ri të Laçit, me këta të fundit që do të kërkojnë të bëjnë paraqitje sa më dinjitoze.

Osmani zhvilloi dhe stërvitjen e parë pasditen e sotme, ndërkohë që në ditët e ardhshme pritet të vijnë dhe zyrtarizimet e para në merkato.


View this post on Instagram

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

PANORAMASPORT.AL