ZYRTARE/ “Telenovela” ka fund të lumtur për Niko Paz! Argjentinasi mbetet në Komo, por Reali mban të drejtën e…
Niko Paz do të vazhdojë të veshë fanellën e Komos. Telenovela e gjatë ka mbaruar me talentin argjentinas që mbetet nën urdhrat e Çesk Fabregasit të paktën për një sezon tjetër. Sipas deklaratës zyrtare të klubit të Serisë A, Real Madridi ka një opsion blerjeje për sezonin 2027-28.

“Real Madrid CF, Komo 1907 dhe Niko Paz kanë arritur një marrëveshje që lojtari të qëndrojë në Komo për sezonin e ardhshëm 2026-2027. Kjo marrëveshje, e nënshkruar me kërkesë të lojtarit, parashikon gjithashtu që Real Madridi të mbajë një opsion të njëanshëm për të blerë të drejtat e Niko Paz për sezonin 2027-2028”, thuhet në deklaratën e klubit.
“Hi Comaschi, I am very happy to be able to announce that I will stay at Como another year with you. I’m really excited, and I can’t wait to start the new season and see you all back at the stadium. Forza Como.”@realmadrid, Como 1907 and Nico Paz have reached an agreement for… pic.twitter.com/1LpcJvZb0q
— Como1907 (@Como_1907) June 29, 2026
PANORAMASPORT.AL













