ZYRTARE/ Vora godet në merkato, prezanton talentin shqiptar që është aktivizuar në Serinë B italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2026 | 22:10

ZYRTARE/ Vora godet në merkato, prezanton talentin shqiptar që është aktivizuar në Serinë B italiane

Briajan Gjyla është futbollisti më i ri i Vorës. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Superiores njofton arritjen e marrëveshjes me klubin italian Union Breshas për transferimin e futbollistit shqiptar.

HL_YkFaW8AAmiVe

19-vjeçari i bashkohet Vorës pas një eksperience të rëndësishme në futbollin italian, ku është formuar dhe aktivizuar me Feralpisalo, Sasuolo dhe së fundmi me Union Breshas, duke fituar eksperiencë në një nga akademitë dhe kampionatet më konkurruese në Europë.

Gjyla është gjithashtu pjesë e Kombëtares Shqiptare U-19, ku numëron 12 paraqitje dhe 1 gol si dhe 6 prezenca me Shqipërinë U-21.

Talenti kuqezi gjithashtu është aktivizuar edhe 1 ndeshje në Serinë B, në sezonin 2023/2024, kur ishte pjesë e Feralpisalos.

NJOFTIMI ZYRTAR I VORËS:

Zyrtare! Briajan Gjyla është futbollisti i Vorës

Futboll Klub Vora njofton arritjen e marrëveshjes me klubin italian Union Brescia për transferimin e futbollistit Briajan Gjyla.

19-vjeçari i bashkohet klubit tonë pas një eksperience të rëndësishme në futbollin italian, ku është formuar dhe aktivizuar me Feralpisalò, Sassuolo dhe së fundmi me Union Brescia, duke fituar eksperiencë në një nga akademitë dhe kampionatet më konkurruese në Europë.

Gjyla është gjithashtu pjesë e Kombëtares Shqiptare U-19, duke përfaqësuar vendin në arenën ndërkombëtare dhe duke konfirmuar potencialin e tij si një nga futbollistët premtues të brezit të tij.

Transferimi i Briajan Gjylës përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në projektin e Vores për ndërtimin e një skuadre konkurruese, me futbollistë cilësorë, ambiciozë dhe me perspektivë.

Klubi i uron Briajanit shumë suksese me fanellën e Vores dhe beson se ai do të japë një kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave të sezonit.


View this post on Instagram

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

PANORAMASPORT.AL