ZYRTARE/ Goditja e parë në merkato, Kukësi prezanton ish-sulmuesin e Teutës
Devit Demircani është afrimi i parë i Kukësit në këtë merkato vere. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi verilindor ka prezantuar sulmuesin i cili ka firmosur kontratë 2-vjeçare.

Demircani i bashkohet Kukësit nga Trepça, ku sezonin e fundit zhvilloi 22 ndeshje dhe realizoi 5 gola. Më parë, ai ka qenë pjesë edhe e Teutës, përpara se të transferohej në Kosovë.
NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT:
Mirë se erdhe, Devit Demircani!
FK Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me sulmuesin Devit Demircani, i cili ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin.
Demircani vjen nga Trepça, ku sezonin e fundit zhvilloi 22 ndeshje dhe realizoi 5 gola. Më parë, ai ka qenë pjesë edhe e Teutës, përpara se të transferohej në Kosovë.
Klubi i uron Devitit shumë suksese dhe një rrugëtim sa më të suksesshëm me fanellën tonë!
PANORAMASPORT.AL













