Postuar: Qershor 30, 2026 | 8:42
E ardhmja e Nagelsman, Fëler parashikon surpriza për Gjermaninë: Mendoj se …
Drejtori sportiv Rudi Fëler foli pas eliminimit të Gjermanisë nga Kupa e Botës teksa deklaroi që Julian Nagelsman duhet të vazhdojë të drejtojë kombëtaren pasi është njeriu i duhur.
“Nuk jam vetëm DFB. Të gjithë e dinë se çfarë ndiej për Julianin. Ai është ende një trajner absolutisht i klasit të parë. Jam i bindur se ai është ndoshta personi i duhur për të vazhduar. Ai është një luftëtar. Nuk mund dhe nuk dua të them më shumë për momentin. Do të ulemi përsëri brenda një ose dy ditësh dhe pastaj do të shohim. Për mua, ai është personi i duhur në vendin e duhur”, përfundoi ai.
PANORAMASPORT.AL













