Heroi kundër Gjermanisë dhe një histori sakrifice e karakteri! Si fati e shpërbleu portierin e Paraguait
Nëse Paraguai arriti ta eliminonte Gjermaninë nga Kupa e Botës 2026, një pjesë e madhe e meritës i takon Orlando Gill. Portieri ishte ylli i ndeshjes së raundit të 1/16-ave, fillimisht me një seri pritjesh vendimtare gjatë 120 minutave të lojës dhe më pas me pritjet e tij në gjuajtjet e penalltive që i dhanë kombëtares së tij një kualifikim historik në raundin tjetër.
Megjithatë, historia e tij shkon shumë përtej fushës, edhe para se të bëhej një nga yjet e Kupës së Botës, portieri u përball me vështirësi të mëdha personale.
Pas lindjes së djalit të tij, i përballur me shpenzime mjekësore që familja e tij nuk mund t’i përballonte, ai u detyrua të shiste këpucët, veshjet e stërvitjes dhe madje edhe fanellën që mbante për ekipin kombëtar të Paraguait nën 20 vjeç. Një sakrificë që flet shumë për vendosmërinë dhe karakterin e tij.
Sot, në moshën 26 vjeç, kjo histori merr një kuptim krejtësisht të ndryshëm. Nga sakrifikimi i të ardhmes së familjes së tij deri te skena më prestigjioze në futbollin botëror, Gill përfaqëson një Paraguai të ndërtuar mbi sakrificën dhe vendosmërinë.
PANORAMASPORT.AL













