Revolucioni i Tiranës, Klafuriç e nis nga mbrojtja dhe sulmi! Trajneri i ri duhet të gjejë zgjidhjet për “gropat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2026 | 13:27

Revolucioni i Tiranës, Klafuriç e nis nga mbrojtja dhe sulmi! Trajneri i ri duhet të gjejë zgjidhjet për “gropat”

Ardhja e Dean Klafuriç te Tirana do të sjellë ndryshime të mëdha në organikë dhe filozofi. Ama nga ana tjetër duhet të sjellë një ndryshim rrënjësor. Trajneri kroat ka një detyrë të vështirë. T’i ndryshojë fytyrën, si mbrojtjes dhe sulmit bardheblu, të cilat prej vitesh kanë shifra të frikshme.klafuricPRAPAVIJA – Në mbrojtje, Tirana mban vendin e tretë si prapavija më e keqe me 46 gola të pësuar në 36 javë. Detyra e kroatit është që ta ndryshojë këtë repart që po vuan, dhe, tre sezonet e fundit ka pësuar 139 gola.

SULMI – Mbrojtja është një nga hallkat e problemit, pasi edhe sulmi është një dramë më vete. Ofensiva e dytë më e keqe e Superiore me 36 gola në 36 javë më keq se Tirana bëri vetëm Teuta me 32 gola. Nuk ka asnjë dyshim që reparti i avancuar është më i dobëti i 7 kampionateve të fundit. Klafuriç duhet të bëjë diçka më shumë. Edhe në aspektin e pikëve, gjërat duhet të ndryshojnë dhe kroati duhet të sjellë stabilitet. Një aventurë e fortë për trajnerin e ri të Tiranës që ka shumë gjëra për të ndryshuar. Për më tepër që në 7 kampionet e fundit, ai i sapombyllur ka koleksionuar edhe sezonin me më shumë humbje.

SHIFRAT – Sezoni 2025- 2026 ka qenë një nga më të vështirët e viteve të fundit, me disa probleme të qarta që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rendimentin e skuadrës. Së pari, problemi kryesor ka qenë efikasiteti në sulm. Tirana ka shënuar me një mesatare prej 1 goli për ndeshje, që është shumë e ulët për një ekip me pretendime të larta. Së dyti, edhe mbrojtja nuk ka qenë e qëndrueshme. Me 46 gola të pësuar dhe një bilanc negativ golash (-10), skuadra ka pasur vështirësi në ruajtjen e rezultatit. Një tjetër problem i rëndësishëm ka qenë mungesa e vazhdimësisë në rezultate. Me 11 fitore, 11 barazime dhe 14 humbje, Tirana nuk ka arritur të krijojë seri pozitive që do ta mbanin në garë për objektiva më të lartë. Kjo paqëndrueshmëri është reflektuar edhe në pikët e grumbulluara, me vetëm 1.22 pikë për ndeshje. Në përgjithësi, sezoni është karakterizuar nga një ekip që ka pasur vështirësi si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë mbrojtëse, duke mos gjetur ekuilibrin e duhur gjatë gjithë kampionatit. Vetëm faza e fundit e shpëtoi skuadrën bardheblu, e cila kishte shifra jashtëzakonisht të frikshme.01

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL