ZYRTARE/ Zhgënjim i madh, ish-portieri i Partizanit konfirmon largimin: Erdha me besim, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2026 | 12:33

ZYRTARE/ Zhgënjim i madh, ish-portieri i Partizanit konfirmon largimin: Erdha me besim, por…

Vokli Laroshi njofton largimin nga Gjilani pas vetëm një sezoni. Portieri shkruan se kishte shumë besim dhe ambicie, por sezoni nuk shkoi ashtu siç pritej.laroshiRikujtojmë që Laroshi ishte te Partizani në sezonin 2021/22, por nuk mori asnjë minutë me ekipin e parë.

Postimi i plotë

Pas një sezoni me fanellën e Gjilanit, rrugëtimi im me klubin ka përfunduar me marrëveshje të përbashkët.

Dua të falënderoj Presidentin, stafin drejtues, stafin teknik, bashkëlojtarët, punonjësit e klubit dhe tifozërinë “Skifterat” për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe.

Erdha me besim në një projekt me ambicie të mëdha, që për arsye të ndryshme nuk arriti te zhvillohej ashtu siç ishte menduar .

Largohem me respekt dhe mirënjohje për të gjithë. I uroj klubit shumë suksese në vazhdim.

PANORAMASPORT.AL