Ata u tallën me Nejmarin… por Vini mori hak duke u mbyllur gojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2026 | 22:00

Ata u tallën me Nejmarin… por Vini mori hak duke u mbyllur gojën

Fjalët e Kento Shiogai nuk kaluan pa u vënë re. “Ky ishte Nejmar i vjetër, apo jo?” tha sulmuesi japonez ndërsa kujtoi tetë golat që numri 10 kishte shënuar kundër tyre në katër takimet e fundit. Një provokim që Brazilit nuk i pëlqeu. Dhe përgjigja erdhi nga partneri i tij. Kento një tjetër figurë e shquar e futbollit japonez ju kndërpërgjigj mikut të tij flakë për flakë.

e05053f2c4f88a7cc188b87601e6cb90b7f7a033-7921x5281

Ky nuk ishte Vinicius i vjetër, apo jo? Numri 7 ishte përsëri më i miri. Shpërthyes, vdekjeprurës dhe i pandalshmëm në situata një-nënjë. Morijasu përgatiti një mbrojtje pothuajse të përhershme me dy lojtarë që e markonin në çdo cep të fushës dhe dublonin fare mirë njëri tjetrin, por aty u shfaq problemi i madh për Japoninë. Çdo ndihmë në drejtim për të tu mbrojtur nga Vini la një hapësirë të lirë për një shok tjetër skuadre.

Ai nuk mund të shpëtonte gjithmonë, por gjithmonë kushtëzonte mbrojtjen rivale. Dhe megjithatë, numri i tyre është përsëri i madh. Ai përfundoi me një normë suksesi 90% në pasime, tejkaloi 70% sukses në driblim dhe fitoi gjashtë nga njëmbëdhjetë duelet që luajti. Vinicius në këtë Kupë Bote ka filluar të mos ketë asnjë ngjashmëri me atë që kemi parë në sezon. Prandaj, para se të flasim… duhet që seicili të dijë edhe pasojat. Ata u tallën me Nejmarin… dhe Vinicius u mbylli gojën.

PANORAMASPORT.AL