LIVE FRANCË-SUEDI/ Starton sfida, “Gjelat” në kërkim të triumfit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2026 | 23:00

LIVE FRANCË-SUEDI/ Starton sfida, “Gjelat” në kërkim të triumfit

Franca është duke u përballur prej orës 23:00 me Suedinë, skuadrën që e mbylli Grupin F në vendin e tretë, në stadiumin “MetLife” të Nju Jorkut, me synimin për të ruajtur ecurinë perfekte në këtë Kupë Bote.

HMFwfv9WwAAAzlG

“Gjelat” vijnë si favoritë, ndërsa Suedia kërkon të vazhdojë surprizat dhe të shkruajë historinë e saj. Në 23 përballje të mëparshme mes dy kombëtareve, Franca kryeson me 12 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje.

Megjithatë, në dy përballjet e vetme në turne madhorë, Suedia mbetet e pamposhtur, pasi ndeshja e vitit 1992 përfundoi 1-1, ndërsa suedezët fituan 2-0 në Euro 2012. Kjo e bën sfidën e radhës një duel mjaft interesant dhe të hapur.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, trajneri Deshamp i ka besuar vendin e titullarit Dinje dhe Barkola, ndryshe nga ndeshjet e kaluara ku është preferuar Teo Hernandez dhe Doue. Ndërkohë në radhët e Suedisë bie në sy aktivizimi i treshes sulmuesi Gyokeres, Elanga dhe Isak.

LIVE FRANCË – SUEDI 0-0

FORMACIONET ZYRTARE: 

FRANCAAA

PANORAMASPORT.AL