ZYRTARE/ E donte Egnatia, titullari i Elbasanit surprizon me ekipin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2026 | 23:51

ZYRTARE/ E donte Egnatia, titullari i Elbasanit surprizon me ekipin e ri

Ish-mbrojtësi i Elbasanit, Sigitas Olberkis, ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Erbil SC për sezonin 2026-2027.

olberkis

29-vjeçari ka nisur një aventurë të re në elitën e futbollit iraken, teksa me skuadrën shqiptare u aktivizua 26 ndeshje në kampionat dhe 5 në Kupën e Shqipërisë, ku në total shënoi 1 gol.

Për Olberkis së fundmi pati dhe një interesim nga Egnatia, por futbollisti i kombëtares së Lituanisë, zgjodhi kampionatin e Irakut.

PANORAMASPORT.AL