Postuar: Korrik 1, 2026 | 13:46
ZYRTARE/ E papritur! U ngjit në Premier Ligë, futbollisti kuqezi transferohet te gjigantët e Greqisë
Aidon Shehu është zyrtarisht pjesë e Panathinaikosit. Gjigantët e Greqisë e kanë prezantuar me kontratë 3-vjeçare.

Për këtë transferim të papritur nga Hull Siti, akoma nuk është konfirmuar shuma e transferimit. Në Angli tregojnë se marrëveshja është arritur për 3 milionë euro.
Sa i përket tregut të “transfermarkt”, e quan një afrim të Panathinaikos me parametra zero. Më konkretisht bëhet fjalë për transferim të drejtpërdrejt nga akademia e Hull Sitit.
Shehu është 19 vjeç. Aktualisht pjesë e Kombëtares U-21, pritet edhe të luajë me kuqezinjtë në Europianin e 21-vjeçarëve.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













