“FIBA EuroBasket 2029”/ Shqipëria mbërrin në Kosovë, pjesë e Kombëtares edhe Tyree

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2026 | 14:31

“FIBA EuroBasket 2029”/ Shqipëria mbërrin në Kosovë, pjesë e Kombëtares edhe Tyree

Shqipëria do të zhvillojë nesër ndeshjen e saj të fundit në parakualifikueset për “FIBA EuroBasket 2029”, me kuqezinjtë që do të kenë një përballje speciale kundër Kosovës, takim i vlefshëm për Grupin C.

shqiperia basket

Takimi do të luhet në orën 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, një ndeshje që për Shqipërinë ka më tepër vlerë statistiokore, ndërsa përfaqësuesja dardane kërkon që të mbetet në garë për kualifikimin dhe të luajë shanset deri në takimin e fundit kundër Sllovakisë kryesuese.

Shqipëria ka mbërritur dje në qytetin e Prizrenit, ndërsa trajneri spanjoll Richi Gonzales do të ketë një përforcim të madh për këtë takim. Siç ishte njoftuar më parë nga “Panorama Sport”, me pajisjen me pasaportë shqiptare, amerikani Breein Tyree do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

Ai ka udhëtuar me ekipin drejt Kosovës dhe pritet të debutojë nesër me Shqipërinë. Bëhet fjalë për një lojtar 28-vjeçar me kualitet dhe me eksperiencë të rëndësishme ndërkombëtare, pjesë e skuadrës greke të PAOK.254

PANORAMASPORT.AL