Hames Rodriges, kolumbiani që ka ndryshuar totalisht muskujt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2026 | 14:20

Hames Rodriges, kolumbiani që ka ndryshuar totalisht muskujt

Në një botë futbolli ku shkalla e profesionalizimit është çuar në ekstrem, nuk ka asnjë lojtar që nuk përdor dhomat e famshme të krioterapisë për të përshpejtuar rikuperimin e muskujve. Tani, duke gjykuar nga niveli që Hames Rodrigez po tregon në këtë Kupë Bote, njerëzit do të duhet të pyesin stafin mjekësor të Kolumbisë se cilën markë përdorin. Ndihet si dje.

RODRIGEZ

Por tashmë kanë kaluar 12 vjet që kur ai e ktheu përmbys Kupën e Botës 2014 në Brazil – i përfshirë në ekipin e turneut dhe fitues i çmimit Pushkas për golin e tij kundër Uruguajit në raundin e 16 – gjë që përfundimisht çoi në nënshkrimin e tij për Real Madridin për 75 milionë nga Monako. “Numrat nuk do të thonë asgjë për mua. Unë dua vetëm të ndihmoj në krijimin e historisë dhe të sjell gëzim për tifozët”, premtoi ai.

Që atëherë, me uljet dhe ngritjet e tij, Hames kurrë nuk e përmbushi atë që pritej prej tij dhe karriera e tij rrëshqiti në një paqëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Objektivi ishte i qartë: të merrej në formë për të mbërritur në gjendjen më të mirë të mundshme për Kupën e Botës me një Kolumbi ku askush nuk ka luajtur më shumë ndeshje në turne. Madje spekulohej se ai do të tërhiqej pasi aventura e tij në Kupën e Botës të përfundonte. Një “mashtrim” që ai vetë mori përsipër ta mohonte.

“I vetmi që e di se sa kohë dua të luaj jam unë, dhe kur të vijë koha do ta them,” deklaroi ai. “Në kohën e duhur. Më kanë mbetur edhe disa vjet. Të gjitha këto gjëra janë të rreme dhe dëmtojnë vendin, njerëzit, mua… Njerëzit besojnë gjëra që nuk janë të vërteta. Unë kurrë nuk e kam thënë këtë”, ka përfunduar Hames Rodriges.

PANORAMASPORT.AL