Vlerësohet 550 mijë euro: Vllaznia e largoi si dështim, sulmuesi që duhet të zëvendësonte Balajn ndryshon ekip
Edlin Randi Esang Matuti ishte dështim te Vllaznia. Sulmuesi afrohej si zëvendësues për Bekim Balajn, ndërsa u largua me kujtimin e vetëm tri ndeshjeve. Matuti u penalizua edhe nga një dëmtim.

Vllaznia ndau rrugët në janarin e vitit 2025. Pas eksperiencave me Al-Najma dhe USM Khençela, tashmë ka gjetur ekip të ri.
Bëhet fjalë për MC Oran në Algjeri. 22-vjeçari po kalon një moment të mirë në karrierë.
Vlerësimi i qendërsulmuesit në tregun e “transfermarkt” është 550 mijë euro. Po ashtu është në qershor regjistroi minuta edhe me përfaqësuesen e Gabonit.
Sa i përket kontratës me MC Oran është 2-vjeçare. Matuti realizoi gjashtë gola dhe asistoi pesë të tjerë në Algjeri gjatë sezonit të kaluar, për këtë edhe iu besua eksperienca e re.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













