Dëshira e madhe e Tiranës, ish-sulmuesi i Hajduk Split tani është gati për ofertën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2026 | 16:40

Dëshira e madhe e Tiranës, ish-sulmuesi i Hajduk Split tani është gati për ofertën

Leon Krekoviç e ka mbyllur me HSK Posusje në Bosnjë Hercegovinë. Bëhet fjalë për sulmuesin 26-vjeçar, që u kërkua nga Tirana në merkaton e dimrit.

Screenshot 2026-07-01 163959

Dhe pse bardheblutë ishin pranë firmës, klubi boshnjak u bë pengesë. Krekoviç do të afrohej për të përforcuar krahun e majtë të sulmit.

Tashmë është lojtar i lirë në merkaton e verës dhe gati për oferta. Krekoviç regjistron paraqitje edhe me Hajduk Split në karrierën e tij.

Në verën e vitit 2021 ishte Bershot që shpenzoi 200 mijë euro për ta transferuar. Nga Posusje ndërkohë largohet me kujtimin e pesë golave që shënoi në sezonin e fundit.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL