E BUJSHME/ E mbyll në Seria A, Teuta pranë prezantimit të sulmuesit që kushtoi 2,5 milionë euro
Teuta duket se ka arritur akordin për një transferim të bujshëm në majën e sulmit. Bëhet fjalë për David Ankejen që është pjesë e Xhenoas në Seria A.

Zërat e merkatos tregojnë se është arritur akordi me 24-vjeçarin nga Nigeria. Dhe pse kishte vetëm një vit të mbetur kontratë, Ankeje është drejt largimit nga Xhenoa.
Xhenoa e bleu kartonin e tij nga Sherif Tiraspol në janarin e vitit 2024 për 2,5 milionë euro. Më pas pati tre huazime të lojtarit, që nuk e bindi Xhenoan për ta mbajtur në Seria A. Nga elita e futbollit italian do të largohej me kujtimin e vetëm 10 paraqitjeve.
Pista e Dejvi Bregut te Teuta aktualisht ka rënë, pasi ish-lojtari i Dinamos po synon transferimin jashtë Shqipërisë. Durrsat megjithatë vazhdojnë të synojnë afrime të bujshme.
PANORAMASPORT.AL













