Largim me peshë nga Dinamo, vetë titullari konfirmon të ardhmen
Andre Teikseira ka konfirmuar largimin ndaj Dinamo. Siç edhe pritej, mbrojtësi nga Portugalia nuk e rinovoi kontratën.

Njoftimi i Andre Teikseiras:
“Koha ime te Dinamo Siti ka përfunduar. Dua të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë ndaj presidentit Adrian Bardhi për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë gjatë gjithë këtij rrugëtimi.
Falënderoj të gjithë lojtarët, trajnerët, pjesën tjetër të stafit teknik dhe çdo person që është pjesë e jetës së përditshme të klubit, për momentet që kemi ndarë së bashku. Një falënderim i veçantë shkon edhe për tifozët, të cilët kanë qenë gjithmonë pranë nesh dhe për mbështetjen që më kanë dhënë.
Me vete marr kujtimin e një viti të jashtëzakonshëm, të shënuar nga puna e palodhur dhe fitimi i dy trofeve, një arritje që do të mbetet përgjithmonë pjesë e karrierës sime dhe e historisë së klubit.
I uroj Dinamo Sitit shumë suksese në të ardhmen. Jam i bindur se ky klub do të vazhdojë të rritet dhe të arrijë suksese edhe më të mëdha.
Faleminderit për gjithçka. Ishte një nder i madh të isha pjesë e kësaj familje”.
PANORAMASPORT.AL













