Bielsa i papërmbajtshëm kundër lojtarëve të tij pas dorëheqjes: E turpshme që ata të cilët marrin miliona nuk përqendrohen për 10 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2026 | 17:08

Bielsa i papërmbajtshëm kundër lojtarëve të tij pas dorëheqjes: E turpshme që ata të cilët marrin miliona nuk përqendrohen për 10 minuta

Marcelo Bielsa ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Uruguait menjëherë pas dështimit në Botërorin 2026, ku ekipi nuk ia doli të kalonte grupet. Por në konferencën e largimit të tij, ai nuk është kursyer ndaj lojtarëve duke folur hapur për ankesat e tyre.

dsfsfdsdsdffsdsfddsfsfd

Në disa prej mediave uruguaiane, ishte përhapur lajmi se lojtarët kishin qenë të pakënaqur me analizat taktike të Bielsës me video duke i cilësuar të mërzitshme dhe të gjata. Bielsa iu kundërvu lojtarëve në komentet e tij rreth këtyre lajmeve.

“Është e turpshme që profesionistë të cilët fitojnë miliona janë të paaftë të qëndrojnë të përqendruar për më shumë se 10 minuta. Bisedat që i kam bërë ekipit dhe videot nuk kanë qenë kurrë më të gjata se 10 minuta. Kjo, pasi më kanë thënë se duhej të ishin më të shkurtra dhe në ditë të ndara, për të mos mbingarkuar përqendrimin e lojtarëve.

Kam folur me këtë për lojtarët dhe më thanë që kishin një mbingarkesë informacioni. Ndaj reduktova gjithçka, por para Spanjës më thanë që ishin të mbingarkuar me informacione.

Përse thashë se nuk i kam lënë asgjë Uruguait? Kam bindjen se askush nuk i ka dhënë rëndësi asaj që kam thënë në këto 3 vite. Nuk ka problem, është në rregull edhe kështu”, tha Bielsa.

PANORAMASPORT.AL