ZYRTARE/ Pjesë e Partizanit dhe Skënderbeut në të shkuarën, futbollisti 27-vjeçar ndan përfundimisht rrugët me klubin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2026 | 17:54

ZYRTARE/ Pjesë e Partizanit dhe Skënderbeut në të shkuarën, futbollisti 27-vjeçar ndan përfundimisht rrugët me klubin

Anteo Osmanllari e ka mbyllur pas një sezoni me Drenicën në Superligën e Kosovës. Mbrojtësi 27-vjeçar e njoftoi vendimin për të ndarë rrugët, pikërisht përmes rrjeteve sociale.

Screenshot 2026-07-01 175402

Kujtojmë se më parë ka luajtur me ekipe si Korabi, Skënderbeu, Partizani, Turbina, Pogradeci dhe Erzeni.

NJOFTIMI I DRENICËS:

“Pas një viti të vështirë dhe të paharrueshëm me Drenicën, ka ardhur momenti që rrugët tona të ndahen.

Dua të falënderoj nga zemra klubin, drejtuesit, stafin, bashkëlojtarët dhe gjithë qytetin për mbështetjen dhe respektin që më kanë dhënë gjatë kësaj periudhe.

Një falënderim i veçantë shkon për tifozërinë e mrekullueshme, e cila ka qenë gjithmonë pranë ekipit në çdo moment. Mbështetja dhe dashuria juaj do të mbeten gjithmonë në kujtesën time. Faleminderit, KF Drenica!”

a5729a5d-0429-49c0-a512-9483f80b939d (2)

PANORAMASPORT.AL