Postuar: Korrik 1, 2026 | 18:08
LIVE LOKOMOTIVA ZAGREB-VLLAZNIA/ Plot 26 gola në katër sfidat e mëparshme, nis e radhës në Slloveni
Vllaznia po luan sot takimin e pestë miqësor në Slloveni ku ndodhet për fazën përgatitore. Ndeshja ndaj Lokomotiva Zagreb nisi në orën 18:00.

Janë 26 gola të shënuar në total për 4 ndeshje të luajtura të Vllaznisë në Slloveni. 16 gola të kundërshtarëve dhe 10 të shënuar nga Vllaznia.
Arges fitoi me rezultatin përfundimtar 5-2 në miqësoren e fundit. Kujtojmë se në takimin e parë me Olimpija Lubjana u shënuan katër gola nga sllovenët dhe asnjë nga ekipi i Martinit.
Më tej ndaj NK Rudes u fitua 6 me 3 nga shkodranët. Para sfidës ndaj Arges ishte Koper që fitoi 4 me 2 ndaj kuqebluve.
REZULTATI LIVE
LOKOMOTIVA ZAGREB 0–0 VLLAZNIA
PANORAMASPORT.AL













