Postuar: Korrik 1, 2026 | 20:30
Barcelona ka blerë një yll, Gordon ndryshon fatin e Anglisë me rekord në Botëror
Përfaqësuesja e Anglisë ka kaluar Republikën Demokratike të Kongos me një përmbysje në minutat e fundit të pjesës së dytë të ndeshjes për të fituar me shifrat 2-1.

Ekipi i drejtuar nga Tomas Tuhel ia doli falë Herri Kejn, por edhe falë sulmuesit të ri të Barcelonës, Entoni Gordon, i cili u transferua pas përfundimit të sezonit nga Njukasëll te katalanasit për 80 milionë euro.
Futbollisti 25-vjeccar e nisi si zakonisht nga stoli por tregoi sot sa vlen sapo hyri në fushë, duke dhënë asistet për të dy golat e Kejn dhe duke u bërë kështu zëvendësuesi i parë në historinë e turneut me 2 asiste në një ndeshje me eliminim direkt.
PANORAMASPORT.AL













