Anglinë e pret “ferri”, mëson axhendën për fazën 1/8 të Botërorit: Të konfirmuara katër çifte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2026 | 20:08

Anglinë e pret “ferri”, mëson axhendën për fazën 1/8 të Botërorit: Të konfirmuara katër çifte

Anglia është kualifikuar në fazën 1/8 të Botërorit. “Tre luanët” mposhtën Republikën Demokratike të Kongos me përmbysje rezultati, konkretisht 2-1.

Screenshot 2026-07-01 200730

Anglia do e luajë sfidën e radhës përballë Meksikës, që është një nga vendet organizatore. Sfida është rezervuar më 6 korrik, prej orës 02:00.

Meksikë-Angli do të luhet në “Estadio Azteca”. Një stadium që është padyshim i njohur për atmosferën e zjarrtë nga tifozët meksikanë. Anglinë padyshim që e pret “ferri” për këtë fakt.

AXHENDA E KONFIRMUAR DERI TANI PËR FAZËN 1/8

04/07 Kanada – Marok ora 19:00

04/07 Paraguai – Francë ora 23:00

05/07 Brazil – Norvegji ora 22:00

06/07 Meksikë – Angli  ora 02:00

PANORAMASPORT.AL