Lëvizje e papritur e Juventusit, zgjidh largimin e Vlahoviç me një “bast” për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2026 | 20:41

Lëvizje e papritur e Juventusit, zgjidh largimin e Vlahoviç me një “bast” për të ardhmen

Juventusi ka gjetur një lojtar të ri për sulmin me kuptimin e plotë të fjalës, duke afruar në radhët e tij një nga emrat më premtues në futbollin italian. Xhef Ekhator, sulmuesi 19-vjeçar i cili ka spikatur në radhët e Xhenoas, është bërë pjesë e bardhezinjve dhe është prezantuar sot zyrtarisht nga klubi torinez.

dsfsdfdfsdfsdfssfdsdf

Edhe pse marrëveshja u ndez vetëm në ditët e fundit, Juventusi ka zgjidhur gjithçka shumë shpejt, duke e blerë nga Xhenoa për rreth 18 milionë euro.

“Xhef Ekhator është një lojtar i ri i Juventusit. Ai është lidhur me ngjyrat e Juventusit duke firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2031”, shkruhej ndër të tjera në njoftimin e Juventusit për sulmuesin e ri.

Ekhator ka luajtur në 57 ndeshje me Xhenoan që kur ka debutuar në ekipin e parë mes kampionatit dhe Kupës, duke shënuar 5 gola.

PANORAMASPORT.AL