Postuar: Korrik 1, 2026 | 21:20
ZYRTARE/ U aktivizua 31 ndeshje me Flamurtarin, sulmuesi 26-vjeçar prezantohet te skuadra polake
Ish-sulmuesi i Flamurtarit, Aldrit Oshafi, ka surprizuar me të ardhmen teksa është prezantuar te skuadra polake e Pogon Grodzisk, duke firmosur kontratë 2-vjeçare.

Skuadra e re e sulmuesit 26-vjeçar militon në Ligën e Dytë polake, me Oshafin, që kërkon të rrëmbejë skenën e protagonistit.
Në sezonin e shkuar djaloshi nga Berati, u aktivizua 31 ndeshje në Superiore me Flamurtarin ku shënoi 2 gola si dhe dhuroi 4 asiste.
Në të kaluarën Oshafi ka qenë pjesë e Tomorit, Besës, Luftëtarit, Teutës dhe Malishevës. Ai gjithashtu numëron edhe 10 paraqitje me kombëtaret e moshave deri te U20.
PANORAMASPORT.AL













