Forma bombastike, Georgina Rodriguez mahnit me bikini
Georgina Rodriguez di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen, dhe këtë herë nuk bëri përjashtim. Modelja dhe influencuesja i la pa fjalë miliona ndjekësit e saj në “Instagram”, pasi publikoi një seri fotografish nga pushimet në Miami, ku shfaqet me bikini duke ekspozuar format e saj mbresëlënëse. Georgina udhëtoi drejt Floridës për të mbështetur partnerin e saj, Cristiano Ronaldo në Kupën e Botës.

Ajo ndau me afro 75 milionë ndjekësit e saj disa momente nga plazhi, si dhe pamje nga ambientet luksoze të Miamit. Si zakonisht, publikimi u mbush menjëherë me komente nga fansat, të cilët nuk kursyen komplimentet për bukuroshen argjentinase. Pas afro një dekade së bashku, Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo duket se janë më pranë se kurrë martesës. Mediat raportojnë se çifti planifikon të kurorëzojë dashurinë në muajin shtator. Ronaldo, 41 vjeç, i propozoi Georginës në gushtin e kaluar me një unazë fejese që, sipas raportimeve, vlerësohet rreth 3.7 milionë paund.
PANORAMASPORT.AL













