Skënderbeu futet fuqishëm në merkato, zbulohen dy afrimet e para të korçarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2026 | 23:33

Skënderbeu futet fuqishëm në merkato, zbulohen dy afrimet e para të korçarëve

Viktor Braga dhe Luan Lleshi duket se do të jenë dy afrimet e para në merkato për Skënderbeun e Julian Ahmatajt.

AHMATAJ2

“Ligasport.al”, bën me dije se korçarët kanë siguruar firmat e dy futbollistëve të rinj. Mesfushori brazilian Viktor Braga, 24-vjeçar, vjen pas eksperiencave në Kazakistan dhe Hungari, ku ka qenë pjesë e klubeve si Tobol dhe Debreçen. Ai shquhet për teknikën dhe aftësinë për të organizuar lojën në mesfushë.

skendeerbeuuu

Ndërkohë Luan Lleshi, 20-vjeç, është qëndërmbrojtës 187 cm i gjatë, teksa së fundmi ka qënë pjesë e Llapit në Kosovë, ndërkohë që është aktivizuar edhe me Kosovën U21.

PANORAMASPORT.AL