ZYRTARE/ Skënderbeu ia nis nga puna, korçarët prezantojnë trajnerin e ri: Për t’u rikthyer në krye të renditjes dhe për të bërë krenar një qytet të tërë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2026 | 22:48

ZYRTARE/ Skënderbeu ia nis nga puna, korçarët prezantojnë trajnerin e ri: Për t’u rikthyer në krye të renditjes dhe për të bërë krenar një qytet të tërë

Vjen dhe zyrtarizimi, Julian Ahmataj ia ka nisur sot nga puna si trajner i ri i Skënderbeut. Bardhekuqtë që në këtë sezon do të militojnë në elitën e futbollit shqiptar, zbritën në fushë për të filluar përgatitjet.

AHMATAJ2

Ndërkohë po ditën e sotme, nëpërmjet faqes zyrtare, klubi i ka uruar mirë se ardhjen trajnerit të ri. Ndër të tjera theksohet fakti se Ahmataj rikthehet edhe njëherë tjetër në Korçë, për të rikthyer Skënderbeu në krye të renditjes dhe për të bërë krenar një qytet të tërë.

PANORAMASPORT.AL