Debutues 30-vjeçar për Dinamon, UEFA cakton gjyqtarin e sfidës së parë të bluve në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2026 | 0:32

Debutues 30-vjeçar për Dinamon, UEFA cakton gjyqtarin e sfidës së parë të bluve në Ligën e Konferencës

Skuadra e Dinamos luan të enjten e ardhshme në “Elbasan Arena” ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës përballë Astana ta Kazakistanit.

dinamo

Në sfidën e planifikuar të nisë në orën 21:00, UEFA ka vendosur që gjyqtar të jetë një debutues sllovak. 30-vjeçari Lukash Dzivjak ka marrë stemën ndërkombëtare në fillimin e këtij viti dhe kjo do të jetë ndeshja e tij e parë në arenën ndërkombëtare sa u përket Kupave të Europës.

Asistentët e tij janë Milan Shtrbo dhe Akos Juhos, ndërsa Filip Glova është caktuar si gjyqtar i katërt.

PANORAMASPORT.AL