ZYRTARE/ Nga Franca te Brazili, Anglia dhe tre organizatorët: Plotësohen pesë çifte për fazën 1/8 të Botërorit (AXHENDA)
Botërori ka pasur eliminime të skuadrave “big” në fazën 1/16. Kështu ishin Gjermania dhe Holanda që mbyllën rrugëtimin deri tani, ndërsa SHBA është aktualisht vendi i fundit që siguroi një biletë për më tej.

Deri tani janë njohur pesë nga tetë çifte për fazën 1/8. Bëhet fjalë për Paraguai-Francë, Kanada-Marok dhe SHBA-Belgjikë nga njëra anë.
Sa i përket rrugës në krahun tjetër janë zyrtarizuar Brazil-Norvegji dhe Meksikë-Angli. Axhenda është zyrtarizuar, ndërsa spektakli do vazhdojë.
Bie në sy se organizatorët kanë shkuar bashkë në fazën 1/8. SHBA, Meksikë dhe Kanada do vazhdojnë rrugëtimin e tyre.
AXHENDA E ZYRTARIZUAR DERI TANI PËR FAZËN 1/8
04/07 Kanada – Marok ora 19:00
04/07 Paraguai – Francë ora 23:00
05/07 Brazil – Norvegji ora 22:00
06/07 Meksikë – Angli ora 02:00
07/07 SHBA – Belgjikë ora 02:00
PANORAMASPORT.AL













