VIDEO/ Gola dhe karton i kuq, organizatorët eliminojnë ekipin e Ballkanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2026 | 8:24

VIDEO/ Gola dhe karton i kuq, organizatorët eliminojnë ekipin e Ballkanit

SHBA ka kaluar në turin 1/8 të fazës me eliminim direkt në Botëror. Fitorja 2 me 0 erdhi kundër Bosnjës, duke eliminuar një nga dy vendet e Ballkanit që kaluan fazën e grupeve.

Screenshot 2026-07-02 082049

Balogun kaloi në avantazh SHBA-në, kur luhej minuta e fundit e pjesës së parë. Në pjesën e dytë i njëjti lojtar u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të rrezikshme. Nga minuta e 64-të, Bosnja po luante me një lojtar më shumë.

Organizatorët e Botërorit nuk u ndikuan nga ky fakt. Madje në minutën e 82-të vulosën fitoren me golin e Tilman.

Sfida e radhës për SHBA do të jetë ndaj Belgjikës. Ky takim vlen për turin 1/8 të Botërorit.

Përmbledhja e ndeshjes: (VIDEO)

WhatsApp Image 2026-07-02 at 09.18.42

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE

PANORAMASPORT.AL