ZYRTARE/ Rikthim në Durrës: La Dinamon, Teuta e Edlir Tetovës prezanton afrimin e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2026 | 10:17

ZYRTARE/ Rikthim në Durrës: La Dinamon, Teuta e Edlir Tetovës prezanton afrimin e radhës

Rustem Hoxha është rikthyer në Durrës. Teuta ka zyrtarizuar afrimin e radhës.

rustem hoxha

Hoxha e mbylli me Dinamon ku kaloi një sezon të vështirë për shkak të dëmtimit të rëndë. Sa i përket Teutës është zyrtarizimi i katërt, pas Malës, Fangajt dhe Umejiegos.

Njoftimi i Teutës:  “Mirë se u ktheve në shtëpi, Rustem! Djali i qytetit rikthehet në klubin e qytetit, për të dhënë kontributin e tij me përvojën, grintën dhe cilësinë që e ka karakterizuar gjatë gjithë karrierës.

Mirë se u ktheve në shtëpi, Rustem! Le të shkruajmë së bashku kapituj të rinj suksesi me fanellën e Teutës!”

PANORAMASPORT.AL