Juventusi zyrtarizon transferimin e parë, zëvendësuesi i Vlahoviç afrohet në merkaton e verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2026 | 9:54

Juventusi zyrtarizon transferimin e parë, zëvendësuesi i Vlahoviç afrohet në merkaton e verës

Juventusi vazhdon revolucionin në repartin ofensiv. Pas largimit të Dushan Vlahoviç, bardhezinjtë kanë zyrtarizuar nga Xhenoa sulmuesin e talentuar Xhef Ekhator. Marrëveshja kap vlerën e 18 milionë eurove, ndërsa në drejtim të Xhenoas kalon mbrojtësi i ekipit të dytë, David Puczka, për rreth 5 milionë euro.

Screenshot 2026-07-02 095423

Megjithatë, 19-vjeçari që u bë transferimi i parë i merkatos së verës nuk do të jetë zëvendësuesi i vetëm i Vlahoviçit. Drejtuesit bardhezi po intensifikojnë negociatat me PSG-në për kthimin e Randal Kolo Muanit, i cili nuk bën pjesë në planet e Luis Enrikes. Juventusi ka përmirësuar ofertën, duke propozuar një hua më të kushtueshme, me synimin që blerja përfundimtare verën e ardhshme të jetë praktikisht e garantuar. PSG kërkon të paktën 40 milionë euro, plus bonuse, për sulmuesin francez. Në repartin ofensiv priten edhe lëvizje të tjera.

Xhonatan David mund të qëndrojë si alternativë, në varësi të ofertave që do të mbërrijnë, ndërsa Lois Openda pritet të huazohet dhe për Arkadiusz Milik klubi po kërkon një zgjidhje. Ndërkohë, Juventusi vijon të punojë edhe për përforcime në portë. Kanë rënë shanset për Emiliano “Dibu” Martinez, ndërsa është rritur interesi për Gulielmo Vikario të Totenhemit.

Në listën e alternativave mbetet edhe Vanja Milinkoviç-Saviç. Xhenoa vazhdon të konfirmohet si një nga klubet italiane që prodhon dhe zhvillon më shumë talente. Rasti më i fundit është ai i Xhef Ekhator, i cili do të luajë për Juventusin. Ekhator është rritur në akademinë e klubit kuqezi, ashtu si edhe shumë futbollistë të tjerë që më pas janë shitur me fitim të madh.


View this post on Instagram

A post shared by Juventus (@juventus)

PANORAMASPORT.AL