Vershtapen? MekLaren i mbyll derën me ironi: Vetëm nëse rrëshqasim në vaskë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2026 | 11:35

Vershtapen? MekLaren i mbyll derën me ironi: Vetëm nëse rrëshqasim në vaskë

Zërat që Maks Versh tapen mund të largo het nga Red Bull dhe t’i bashkohet MekLarenit u kthyen në një nga temat më të diskutuara gjatë Çmimit të Madh të Austrisë. Gjithçka nisi pas një publikimi të tabloidit britanik “Daily Mail”. Mediat holandeze nuk i mohuan këto raportime, ndërsa drejtuesit e Red Bullit u detyruan të reagojnë publikisht. Më pas, menaxheri i katër herë kampionit të botës, Raimond Vermeulen, shtoi edhe më shumë dyshimet, duke deklaruar se Vershtapen ka nevojë për një makinë konkurruese nga skuadra e pijeve energjike.

vershtapen

MOHIM ME HUMOR

Drejtori ekzekutiv i MekLarenit, Zak Braun, mohoi kategorikisht se ka pasur kontakte me pilotin holandez. “Kam dy pilotë fantastikë. Po të kisha një makinë të tretë, do ta nënshkruaja menjëherë”, tha Braun në podkastin “Up to Speed”. Megjithatë, ai theksoi se MekLareni ka vetëm dy vende në dispozicion dhe se Lando Norris dhe Oskar Piastri janë pjesë e planeve afatgjata të ekipit. “Lando dhe Oskari i kanë emrat të gdhendur në sediljet e tyre dhe nuk i kanë zbrazur dollapët, kështu që nuk po shkojnë askund”, u shpreh ai me humor. Kur u pyet sërish për mundësinë e afrimit të Vershtapenit, Braun u përgjigj me një batutë: “Nuk kam ndërmend të ndryshoj pilotët. Siç thashë edhe fundjavën e kaluar, vetëm nëse dikush rrëshqet mbi një lëkurë bananeje në vaskë, diçka që nuk është në planet tona, atëherë ndoshta”.

BESIM PËR PILOTËT

Braun është i bindur se MekLareni ka tashmë dy pilotë të aftë për të fituar titullin botëror. “Çdo kampionat fitohet duke pasur pilotët më të mirë në botë dhe duke u ofruar atyre makinën më konkurruese. Maksi është një talent i jashtëzakonshëm, por besoj se edhe Lando dhe Oskari kanë treguar qartë se janë të aftë të fitojnë kampionatin”, deklaroi Braun. Vershtapen ka kontratë me Red Bullin deri në fund të vitit 2028. Megjithatë, në marrëveshjen e tij ekziston një klauzolë performance, e cila mund t’i mundësojë largimin nëse skuadra nuk plotëson objektivat sportive. Pikërisht kjo klauzolë konsiderohet si rruga më e mundshme për një ndarje të parakohshme me ekipin austriak.

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL