Postuar: Korrik 2, 2026 | 10:55
ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, rikthim i bujshëm te kampionët e Egnatias
Edison Ndreca është rikthyer tek Egnatia. “Panorama Sport” e paralajmëroi ekskluzivisht këtë transferim, pikërisht më 12 qershor kur askush nuk e priste.

Tashmë Egnatia konfirmohet si klubi më aktiv i Abissnet Superiore sa i përket merkatos. Në krahun e majtë të mbrojtjes ka luks zgjedhjesh për trajnerin Nevil Deve.
Andrej Jago, Xheferon, por edhe Numan Ajeti që pritet, bëjnë që ekipi të ketë shumë opsione. Sfida e parë e sezonit është ndaj Petrokub. Synim është vetëm kalimi në turin e dytë të Ligës së Kampioneve.
Njoftimi i Egnatias: “Ëelcome back Rrushi. Në shtëpi, aty ku gjithçka vazhdon. Mirë se erdhe përsëri tek Egnatia, Edison Ndreca!”
EKSKLUZIVE/ Egnatia tenton goditjen e madhe, një ish drejt kthimit për të synuar grupet në Europë
PANORAMASPORT.AL













