Konfirmohet nga vetë Vora me njoftimin e fundit: Mirë se erdhe Milan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2026 | 11:11

Konfirmohet nga vetë Vora me njoftimin e fundit: Mirë se erdhe Milan

Milan Kovaçi është transferuar te Vora. 18-vjeçari do e ketë eksperiencën e parë me një klub profesionist.

milan kovaci

Kovaçi vjen në Shqipëri pas eksperiencës me Peterboruh Junajtid U-18. Për të nuk do të jetë hera e parë në Shqipëri.

Kovaçi është i njohur me moshat e Kombëtares. Aty ka luajtur me ekipet U-15, U-16 dhe U-17.

Njoftimi i Vorës: Milan Kovaci i bashkohet klubit tonë. Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se Milan Kovaci është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

Mbrojtësi qendror 18-vjeçar, i lindur në Londër, vjen pas zhvillimit të tij në akademinë e Peterborough United, ku ka kaluar nëpër grupmoshat e klubit duke ndërtuar bazat e tij si futbollist.

Kovaci ka qenë gjithashtu pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë, duke përfaqësuar fanellën kuqezi me ekipet U-15, U-16 dhe U-17.

Me talentin dhe dëshirën për t’u zhvilluar, besojmë se Milani do të ketë një të ardhme premtuese me ekipin tonë. Mirë se erdhe, Milan!”

PANORAMASPORT.AL