Kampion bote me Spanjën, Iniesta: Jemi favoritë, Lamine është shumë i rëndësishëm për grupin
Kampion bote me Spanjën, Andres Iniesta tha të mërkurën se udhëtimi i Spanjës në Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë do të varet, në një masë të madhe, “nga ndikimi” që Lamine Jamal ka në ndeshje.

“Lamine është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin kombëtar dhe e ardhmja e kësaj kombëtare padyshim që ka shumë ndikim në atë që mund të bëjë sulmuesi, për sa i përket diferencës në ndeshje”, tha ish-lojtari I Barcelonën. Ai ka paralajmëruar se ky lloj turneu është “shumë i vështirë” dhe se “çdo detaj mund të penalizojë shumë”. Në këtë kuptim, Iniesta këmbënguli se perceptimi i tij për kombëtaren spanjolle nuk ka ndryshuar dhe ai e mban atë ndër favoritët. Për mua Spanja është favorite, dhe kjo për shkak të lojtarëve, për shkak të asaj që më transmeton. Mbetem shumë optimist dhe shpresoj dhe uroj që të jemi në gjendje të fi tojmë yllin e dytë”.
Ish-lojtari i Barcelonës iu drejtua edhe debatit për lojtarët më vendimtarë të turnout.
“Deri më tani, veçanërisht Leo Mesi dhe Kilian Mbape, janë ata të cilët të dy kanë shënuar gjashtë gola dhe kanë performuar më mirë”, tha ai.
Iniesta sqaroi gjithashtu se Botërori ka treguar edhe një herë natyrën e saj të paparashikueshme.
“Kemi parë surprizat tipike të skuadrave më të njohura që janë lënë jashtë, si Gjermania apo Holanda”. I pyetur për të ardhmen e tij në stol, pasi filloi karrierën e tij si trajner në “Gulf United FC”, ai ka bërë thirrje për kujdes dhe ka ulur çdo pritshmëri të menjëhershme për një karrierë të mundshme në elitë.
“Koha do ta tregojë, koha do të vendosë secilin prej nesh në vendin e tyre”, tha ai, para se të shtonte se emri i tij mund të lidhet në të ardhmen me Barcelonën ose kombëtaren, megjithëse këmbënguli se është në një fazë fillestare.
“Unë e kuptoj se, padyshim, emri im do të jetë i lidhur ngushtë me të, por për momentin më jep shumë respekt sepse sapo kam filluar. Është larg meje t’i përgjigjem kësaj lloj pyetjeje”, përfundoi ai
PANORAMASPORT.AL













