Kukureja te Reali, Jamal e “kërcënon” hapur: Do ta ha të “gjallë”, ndeshjen e dytë përfundon në stol
Mark Kukureja, mbrojtësi i Spanjës do të luajë në sezonin e ri me Real Madridin. Futbollisti do të prezantohet te klubi madrilen pas Kupës së Botës.

Për këtë lëvizje ka folur edhe shoku i tij në kombëtare, Lamine Jamal, të cilin do ta ketë rival te Barcelona.
Në emisionin El Partitazo të COPE, talenti katalanas zbuloi bisedën më Kukurejën: “I thashë se do të fillojë ndeshjen e parë dhe do të përfundojë në stol në të dytën, sepse do “ta ha të gjallë”.
Më pas, Jamal u ndal dhe te deklarata për Real Madridin që bëri bujë para “El Clasicos”.
“Nuk pendohem, është futboll. Në fund, ata festuan atë ndeshje, por pastaj humbën në fushën tonë. Nuk kam folur me Karvahal që atëherë, dhe nuk flas me askënd në Real Madrid”, përfundoi Jamal.
PANORAMASPORT.AL













