E rrallë para Europës, Partizani me klubin tjetër të Superiores rrezikojnë për t’i bërë nder Vllaznisë dhe Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2026 | 12:30

E rrallë para Europës, Partizani me klubin tjetër të Superiores rrezikojnë për t’i bërë nder Vllaznisë dhe Elbasanit

Partizani dhe Vora kanë vendosur të rrezikojnë shumë, pikërisht me huazimet e lojtarëve vetëm për Europën. Bëhet fjalë për Rrok Tomën te Vllaznia, ndërsa Bernard Karrica dhe Mario Barjamaj shkuan tek Elbasani.

Screenshot 2026-07-02 123010

“Panorama Sport” shpjegon arsyen përse Partizani dhe Vora rrezikuan me lojtarët në fjalë. Gjatë sezonit që zyrtarisht ka nisur, një lojtar mund të regjistrohet në tri skuadra por mund të luajë vetëm për dy.

Kështu Elbasani dhe Vllaznia i morën lojtarët në fjalë pikërisht për Europën. Dhe nëse ata aktivizohen në Ligën e Konferencës, automatikisht do të digjet një mundësi ku ata mund të luajnë gjatë gjithë sezonit.

Në vazhdim projektohet rikthimi i Tomës te Partizani, si edhe i Karricës e Barjamajt te Vora. Nëse vjen po ashtu aktivizimi edhe me Partizanin e Vorën, automatikisht asnjë prej tyre nuk do të ndryshonte ekip brenda sezonit.

Kjo pasi e kanë të pamundur të fitojnë minuta, duke mohuar kështu edhe mundësinë e shitjes. Opsioni i vetëm do të ishte që të shiteshin apo huazoheshin sërish te Vllaznia dhe Elbasani ku supozohet të kenë marrë minuta.

Sa i përket Arafat Doumbia, nuk do të ketë huazim të tij te Vllaznia. Ky i fundit do vazhdojë vetëm me “demat” në Shqipëri.

Rrok Toma: Nga Partizani te Vllaznia

Mario Barjamaj dhe Bernad Karrica: Nga Vora tek Elbasani

*Shënim: Mund të shiten apo huazohen sërish, pas aktivizimet me dy klube, vetëm për të luajtur më pas në vende që e nisin sezonin në janar. 

ERMAL KUKA-PANORAMASPORT.AL