Kokë më kokë me Mesin, Mbape: Nuk më interesojnë shifrat, dua Kupën e Botës me Francën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2026 | 14:36

Kokë më kokë me Mesin, Mbape: Nuk më interesojnë shifrat, dua Kupën e Botës me Francën

Kilië Mbape dhe Lionel Mesi kryesojnë listën e golashënuesve më të mirë të këtij Botërori dhe njëkohësisht kanë kaluar edhe Miroslav Klosen në klasifikimin e përgjithshëm.mbape

“Unë gjithmonë them se jam i vetëdijshëm për atë që po luaj, i vetëdijshëm se ku jam dhe çfarë duhet të bëj. Por nuk jam vetëm unë, mendoj se ekipi është krejtësisht i vetëdijshëm për atë që duhet të bëjmë këtu. Ne patëm një fillim pak të ndrojtur, mendoj se mund ta kishim filluar ndeshjen më mirë, por pastaj u futëm shpejt, kishim shanse që mund t’i kishim paraqitur, por kjo është pjesë e futbollit. Arritëm të shënonim dhe kontrolluam lojën”, komentoi kapiteni i “Les Bleus” dhe golashënuesi i dyfishtë kundër Suedisë.

Lidhur me mundësindhe luftën për këpucën e artë me Mesin ai mes humorit dhe realitetit ka thënë: “E di sa gola ka shënuar Mesi, por nuk më intersojnë shifrat. Nuk është se nuk i kam qejf rekordet, por dua që Franca të shapllet kampion Bote që të gëzojmë të gjithë dhe të bëjmë një komb të tërë lumtur”.

Në fund edhe një konsideratë për kundërshtarin e radhës, Paraguain. “Ata treguan se ishin një skuadër për t’u marrë seriozisht, ata mundën Gjermaninë. Nuk ka ndeshje të lehta në Kupën e Botës dhe ne do të shkojmë atje për t’u përpjekur të fitojmë”, përfundoi Mbape.

PANORAMASPORT.AL