“Pushime për reklamat gjatë ndeshjeve”, si Maradona parashikoi në 2018-ën se çfarë do të ndodhte në Botërorin e 2026-ës
Diego Armando Maradona në vitin 2018 guxoi të parashikonte se si do të ishte Kupa e Botës 2026, e mbajtur në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

“Amerikanët do të duan katër pjesë për reklamat”, deklaroi Maradona.
Dhe koha i ka dhënë të drejtë legjendës së Argjentinës.
“Nuk më pëlqen, nuk ka pasion. Kanadezët mund të jenë skiatorë të mirë, çfarëdo qoftë, dhe amerikanët donin të luanin katër pjesë 25-minutëshe për reklamat. Ne duhet të kishim luajtur për 100 minuta”, thoshte Diego, duke qeshur.
“Në këtë Botëror, Meksika del në krye, edhe pse nuk e meriton. Në realitet, nëse Meksika fiton dy ndeshje, meksikanët ose do të shkojnë në Brazil ose në Gjermani, siç bëra unë, dhe pastaj ata eliminohen”, deklaronte ai.
PANORAMASPORT.AL













