ZYRTARE/ Përfocim në mesfushë, Mançester Siti prezanton futbollistin që po luan në Kupën e Botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2026 | 16:10

ZYRTARE/ Përfocim në mesfushë, Mançester Siti prezanton futbollistin që po luan në Kupën e Botës

Mançester Siti ka bërë një tjetër nënshkrim në mesfushë përpara sezonit të ri. Klubi anglez ka arritur një marrëveshje me Notingam Forest për blerjen e Eliot Anderson, i cili aktualisht luan për Anglinë në Kupën e Botës.anderson“Mançester Siti dhe Notingam Forest kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Eliot Anderson. Anderson, 23 vjeç, aktualisht po luan në Kupën e Botës me Anglinë dhe tashmë i është nënshtruar vizitave mjekësore në Kansas. Formalitetet e transferimit do të përfundojnë pas kthimit të tij në Angli. Ndërkohë, të gjithë te Mançesteri i urojnë Eliotit dhe ekipit të Anglisë gjithë të mirat për fushatën e tyre në Kupën e Botës dhe mezi presin ta mirëpresin atë në Mançester pas garës”, thuhet në njoftimin e “Qytetarëve”.

PANORAMASPORT.AL