Postuar: Korrik 2, 2026 | 18:41
ZYRTARE/ Përforcim për Europën, Elbasani firmos me mesfushorin nga Italia
Ousmane Niang është zyrtarisht futbollisti më i ri i Elbasanit. Mesfushori i ardhur nga Serie B italiane ka firmosur një kontratë dy vjeçare që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2028.
Ky përforcim për Gvozdenoviçin vjen në prag të ndeshjes së verdhebluve në Europë kundër BATE Borisov, e vlefshme për raundin e parë Ligës së Konferencës më 7 korrik.
Njoftimi i plotë
Ousmane Niang vjen në Elbasan nga eksperienca e fundit në Itali me AS Gubbio. Mesfushori qëndror ka veshur dhe fanellën e FC Pro Vercelli dhe të Modena FC në Serie B.
Niang është zhvilluar profesionalisht në akademinë e Cremonese në Itali. 🟡🔵
#FORCAELBASAN
PANORAMASPORT.AL













