FOTO/ Ish-partnerja e Leonardo Di Kaprios, Kamila Morrone bën tifo për Mesin dhe Argjentinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2026 | 20:28

FOTO/ Ish-partnerja e Leonardo Di Kaprios, Kamila Morrone bën tifo për Mesin dhe Argjentinën

Ish-partnerja e Leonardo DiKaprios, Kamila Morrone, po mbështet nga afër në stadium Argjentinën dhe Lionel Mesin në Kupën e Botës. Modelja dhe aktorja 29-vjeçare, e lindur nga prindër argjentinas, nuk e fsheh kurrë dashurinë për kombëtaren e drejtuar nga Lionel Skaloni.

SnapInsta.to_731292815_18598865569060789_8492677971732961455_n

Ylli i serialit “The Night Manager” udhëtoi drejt Teksasit për të parë Argjentinën të siguronte fitoren kundër Jordanisë, suksesi i tretë në fazën e grupeve.

Kamila nuk e fshehu emocionin dhe publikoi një mesazh plot krenari në rrjetet sociale: “Nuk do ta kuptoni kurrë krenarinë që ndiej që jam argjentinase! Është një ëndërr e bërë realitet ta shoh Mesin nga afër (duke shënuar gol) në Kupën e Botës! Shihemi në finale, në rregull??? Forca djema, edhe një Kupë!”.

SnapInsta.to_731422532_18598865560060789_9032056639874909118_n SnapInsta.to_731341337_18598865311060789_8567134840458776659_n SnapInsta.to_731423170_18598865497060789_5949153563854737563_n SnapInsta.to_730196799_18598865656060789_8840361012015822027_n  SnapInsta.to_731255715_18598865467060789_7119122659390843875_n SnapInsta.to_731379339_18598865668060789_1241141178864064495_n

Kamila, e cila u rrit për një dekadë nën kujdesin e legjendës së kinemasë Al Paçino, ishte në një lidhje me fituesin e çmimit Oscar, Leonardo DiKaprio, nga viti 2017 deri në vitin 2022. Për ndeshjen ajo kishte veshur një bluzë pa mëngë të kombëtares argjentinase, të kombinuar me një kapele të kaltër dhe xhinse të bardha.

Jashtë stadiumit ajo u pa duke buzëqeshur dhe brohoritur, ndërsa pasi u ul në tribunë, me flamurin argjentinas të pikturuar në faqe, vendosi duart mbi kokë nga emocionet. Në rrjetet sociale publikoi edhe një foto të Mesit duke u përgatitur për të hyrë në fushë, ndërsa nuk munguan as fotografitë me tifozët, ku pozoi me shenjën e paqes dhe realizoi një selfie me stadiumin në sfond.

PANORAMASPORT.AL