Milanit i ka ardhur në majë të hundës, kuqezinjtë vendosin të nxjerrin në shitje Rafael Leaon
Epoka e Rafael Leaos te Milani ka marrë fund. Ishte fillimisht futbollisti portugez ai i cili që pas përfundimit të sezonit bëri të qartë se ishte gati të kërkonte një eksperiencë të re larg kuqezinjve. Dhe tani edhe klubit duket se i ka ardhur në majë të hundës me tekat e tij dhe është gati ta lërë të largohet.

Sipas “Gazzeta Dello Sport”, Amorim nuk e sheh në planet e tij Leaon dhe i ka hapur dritën e gjelbër largimit të futbollistit. Në këtë mënyrë, klubi ka kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit duke i bërë të qartë se mund të marrin oferta të cilat klubi është gati t’i dëgjojë.
Milani e vlerëson kartonin e tij rreth 60 milionë euro duke synuar një shitje përfundimtare. Por është gati edhe të negociojë për një huazim me detyrim blerje, pasi dëshiron të mbyllë një herë e përgjithmonë kapitullin e Leaos.
Për momentin nuk ka oferta konkrete, por qëndrimi i qartë i Milanit, mund të shtyjë klubet e interesuara të bëjnë një hap para.
PANORAMASPORT.AL













