“Thuajse perfekt”, De la Fuente i gëzohet triumfit të Spanjës dominuese: Ekipet e mëdhenj shfaqen kur ke nevojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2026 | 23:41

“Thuajse perfekt”, De la Fuente i gëzohet triumfit të Spanjës dominuese: Ekipet e mëdhenj shfaqen kur ke nevojë

Trajneri i Spanjës, Luis De la Fuente, ka qenë shumë i lumtur për atë që ka dhuruar ekipi i tij përballë Austrisë, duke e cilësuar një ndeshje thuajse perfekte.

DE LA FUENTE

“Ekipet e mëdhenj shfaqen kur ke nevojë për to. Ne ishim shumë të vëmendshëm ndaj asaj që ndodhi në ndeshjet e mëparshme. Ishim pothuajse perfektë në çdo aspekt. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi.

Çdo gjë mund të përmirësohet pak më shumë. Në raundin tjetër, kundërshtarët janë edhe më të fortë. Mentaliteti ynë është të përmirësohemi. Ekipi kërkon gjithnjë e më shumë.

Ojarzabal? Ai e tregoi edhe një herë potencialin e tij. Duhet t’ia njohim meritat. Pjesa tjetër e ekipit luajti një ndeshje të jashtëzakonshme.

Kroacia apo Portugalia? I njohim shumë mirë dhe kushdo që arrin të kualifikohet do e meritojë:, tha ai para mediave.

PANORAMASPORT.AL