Oliver Kahn analizon dështimin e Gjermanisë në Kupën e Botës: Nuk është çështje trajnerësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2026 | 22:44

Oliver Kahn analizon dështimin e Gjermanisë në Kupën e Botës: Nuk është çështje trajnerësh

Tifozët po diskutojnë për të ardhmen e trajnerit të kombëtares gjermane, Julian Nagelsman. Megjithatë, legjenda e portës Oliver Kahn mendon se arsyet e dështimit të Gjermanisë janë diku tjetër.

kahn

“Debati për trajnerin e ardhshëm të kombëtares e humb thelbin. Tre trajnerë të kombëtares kanë dështuar në të njëjtin pikë: Joakim Lëv, Hansi Flik dhe Julian Nagelsman. Tre stile të ndryshme loje. Tre stile të ndryshme drejtimi. I njëjti rezultat: në fazën e grupeve në Botërorët 2018 dhe 2022, dhe tani në 1/32 ndaj Paraguait,” shpjegoi Kahn.

Ai argumentoi: “Nëse tre trajnerë me qasje të ndryshme dështojnë gjithmonë në të njëjtin pikë, atëherë shkaku është më i thellë.”

Sipas tij, Gjermania nuk ka problem talenti, por i mungon vetëbesimi për të marrë përgjegjësi në momentet më të mëdha.

PANORAMASPORT.AL